Ka ndodhur

Sherri me armë në Kamëz, 7 persona të përfshirë, arrestohet një prej tyre

Gazeta Si – Për konfliktin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit të Kamzës në Tiranë, policia ka identifikuar 7 personat e përfshirë në këtë konflikt.

Në një njoftim zyrtar, thuhet se është arrestuar në flagrancë autori, janë proceduar në gjendje të lirë dy persona dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

“Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit “Fast reaction”, u identifikuan 7 shtetas shtetas të përfshirë në konflikt. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan në flagrancë shtetasin Y. C., 30 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M. dhe M. S., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”; shpallën në kërkim shtetasit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç (vëllëzër) R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç”, njofton policia.

Sherri ka nisur për motive të dobëta, ku më pas është qëlluar dhe me armë zjarri drejt dy vëllezërve, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit S. Rr. dhe E. Rr. kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllëzër) dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre, pa i dëmtuar. Vëllezërit S. Rr. dhe E. Rr. dyshohet se janë ndihmuar nga shokë të tyre të identifikuar si R. D., V. H., M. M. dhe M. S., të cilët kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin A. C., 38 vjeç, si dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A. H., 48 vjeç, të dy kushërinj të vëllezërve Y. C. dhe O. C”, njofton më tej policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë