Drejtësia

Sherri masiv në Korçë/ Lihet në burg 54-vjeçari, ‘detyrim paraqitje’ për të akuzuarit e tjerë

Nga Gazeta Si- 8 nga të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Korçë kanë dalë nga burgu, pasi gjykata pranoi kërkesën për masën “detyrim paraqitje”.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 54-vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata.

Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.

Në sherr u përfshinë dy grupe të mëdha, ku mbetën të plagosur tre persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë