Futboll

Sherr Tuhel-Konte në derbin e Londrës, vetëm pak sekonda për Brojën

Gazeta Si – Gola, kaos, tension dhe asnjë fitues në derbin e Londrës mes Çelsit dhe Totenhemit. Ndeshja përfundoi në barazim, 2-2, por gjithë vëmendjen e mori përplasja e ashpër mes dy trajnerëve, Tomas Tuhel dhe Antonio Konte.

Pas golit të barazimit 1-1 nga Totenhemi, shumë i diskutuar, shpërthyen nervat. Konte vrapoi të festonte përpara fytyrës së kolegut Tuhel, i cili nuk e priti aspak mirë.

Momenti kur Tuhel i ulëret Kontes. Gazeta Si, 14 gusht 2022

Të dy i ulëritën njëri-tjetrit në fytyrë dhe pastaj ndërhynë ata që ishin në stolat respektivë. Pas pak minutash arbitri vendosi rregullin dhe i ndëshkoi dy trajnerët me karton të verdhë.

Në fund të ndeshjes tensioni shpërtheu përsëri. Totenhemi barazoi në minutën e 96-të dhe Konte shkoi t’i jepte dorën gjermanit, por pa e parë në fytyrë atë. Tuhel reagoi ashpër, duke i thënë: ‘Më shiko në sy!” Përsëri shtyrje dhe ulërima, ndërsa arbitri i ndëshkoi të dy me karton të kuq.

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares, u fut në fushë në minutën e 90-të, në vend të Havertz. Gjatë kohës shtesë Çelsi u mundua të mbronte rezultatin, por nuk pati sukses. Këtë herë trajneri Tuhel preferoi të aktivizonte Sterlign si sulmues qendre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë