Gazeta Si – Një adoleshent është dhunuar me sende të forta në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 gjatë një konflikti të çastit mes disa personave.
Për pasojë, adoleshenti i moshës 16 vjeç ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




