Ka ndodhur

Sherr për zhurmën mes fqinjëve, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen nr. 4 në Durrës, pas një sherri me fqinjin e tij.

Paraprakisht raportohet se Gentian Kuqi, 50 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 40-vjeçarit Mikel Spirollari, ku shkak dyshohet se ka qenë zhurma shqetësuese që vinte nga apartamenti i tij gjatë orëve të natës.

I plagosuri ka marrë dy plumba dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë