Ka ndodhur

Sherr për vendin e parkimit në Tiranë, 32-vjeçari plagos me armë taksistin

Gazeta Si – Një sherr për vendin e parkimit ka sjellë plagosjen me armë të një të riu gjatë mbrëmjes së të mërkurës në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Policia thotë se taksisti 29-vjeçar Gerald Hoxha është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga 32-vjeçari Franci Canaj, i cili dyshohet se i kishte zënë vendin e parkimit.

Pas konfliktit mes tyre, Canaj nxori armën dhe e qëlloi në këmbë taksistin, duke u arratisur nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa nga të dhënat e siguruara, rezulton se Canaj ishte dënuar në Itali në vitin 2016 për drogë dhe prostitucion.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë