Nga Gazeta ‘Si’- Dy kushërinj kanë plagosur njëri-tjetrin në Thumanë të Krujës me armë dhe kanë përfunduar në spital.
Shkak është bërë një sherr i nisur mbrëmjen e sotme për motive pronësie që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Burimet bëjnë me dije se dy kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në këmbë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Emrat e tyre ende nuk bëhem me dije, por të njëjtat burime thonë se njëri prej tyre është polic, por në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




