Ka ndodhur

Sherr për parakalimin me makinë, 30-vjeçari qëllohet me 7 plumba pistolete

Gazeta Si – Një 38-vjeçar, i identifikuar si Ermal Matishi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi mbrëmjen e të premtes për shkak të një konflikti që lindi për parakalimin me makinë.

Mësohet se 38-vjeçari ka qëlluar 7 herë në drejtim të Bekteshit, por fatmirësisht këtë të fundit nuk e ka kapur asnjë plumb.

Disa ditë më parë të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë pasur një sherr me njëri-tjetrit për shkak të një parakalimi me makinë.

Ata janë konfliktuar fizikisht, kun ë sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë të njohur prej tyre.

Ndërkohë, rreth 200 metra nga vendi ngjarjes është gjetur edhe një arme tip pistoletë TT e cila dyshohet se është arma e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë