Ka ndodhur

Sherr për motive të dobëta, dy të plagosur me thikë në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në kryeqytet, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia njofton se një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me thikë, duke u kundërpërgjigjur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet, të dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë