Gazeta Si – Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit në lagjen Kodër Shijak.
Policia thotë se dy kushërinjtë I.F., 38 vjeç dhe D.F., 35 vjeç kanë plagosur me armë zjarri 45 vjeçarin D.Ç., me të cilin ishin konfliktuar më herët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. I plagosuri po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal, ndërsa dy autorët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



