Ka ndodhur

Sherr në Paskuqan, plagoset me thikë një person, arrestohet 65-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Paskuqan, teksa policia ka arrestuar pas ngjarjes autorin e dyshuar. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave. Policia thotë se në pranga është shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Sipas policisë, shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë