Ka ndodhur

Sherr në një servis makinash në Gjirokastër, plagoset me thikë 38-vjeçari

Gazeta Si - Një 38-vjeçar është plagosur në Gjirokastër në një servis makinash pas konfliktit për motive të dobëta me një 25-vjeçar.

Gjatë konfliktit ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 38-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

"Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë