Ka ndodhur

Sherr në një parking në Tiranë, roja godet dhe lë pa ndienja në tokë 30-vjeçarin

Gazeta Si - Një 30 vjeçar ka përfunduar në spital në Tiranë, pas një sherri që pati mëngjesin e së dielës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas policisë, shtetasi E. M., 30 vjeç është konfliktuar me G. D., 35 vjeç roje në një parking,  i cili e ka goditur me bërryl në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja.

Autori i sulmit është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, teksa 30 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë