Ngjarje

Sherr në një lokal nate në Prizren, vritet me armë zjarri 31 vjeçari nga Kukësi, plagoset një tjetër

Një sherr në një lokal nate në Prizren ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 3 janarit.

Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, i zoti i lokalit, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i DVP Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë