Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Bulqizë.
Policia thotë se se incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.
Nga hetimet e kryera, del se B.Ç., M.P., D.Ç., dhe S.C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E.T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup.
Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin janë vënë B.Ç, 26 vjeç dhe M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë.
Kurse në kërkim janë shpallur D.Ç, 29 vjeç; S.C., 26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




