Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Maliq.
Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorie rreth orës 23:00.
Policia thotë se në pranga përfundoi shtetasi me inicialet E. B., 30 vjeç, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie.
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



