Ka ndodhur

Sherr në lokal, në pranga 3 autorët dhe pronari i lokalit

3 persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në Ishëm të Durrësit.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në një lokal, ndërsa në pranga u vunë 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Po ashtu është arrestuar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili edhe është ndëshkuar me gjobë, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit A. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë