Një sherr mes dy fqinjëve në Rrilë të Lezhës, për pak sa nuk përundoi në një vrasje me përdorimin e armës nga nga e njërit prej tyre.
Policia thotë se 64-vjeçari L.K., dhe M.J. u konfliktuan me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të prerjes së pemëve. Fqinji me iniciale M.J. dyshohet se i preu pemët frutore 64-vjeçarit, ç’ka shkaktoi debatin mes tyre.
Më pas, 64-vjeçari L.K. mori çiften dhe qëlloi në drejtim të komshiut të tij për ta vrarë, por fatmirësisht plumbat nuk e prekë dhe nuk pati asnjë të lënduar.
Policia shkoi në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë 64-vjeçarin. Ndërsa, fqinji tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




