Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në zonën e Laprakës.
Mësohet se një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë ku pas një konflikti në familje 27-vjeçari Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij, Denis Ziu 29 vjeç.
Ndërkohë është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
Policia po punon për kapjen e 27-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.