Gazeta Si – Një sherr ka ndodhur mes dy personave në fshatin Shkallnur në Durrës për motive të dobëta. Si pasojë, një nga personat ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së personit tjetër. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin.
“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në fshatin Shakllnur të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së qytetarit me iniciale E. T., me qëllim kanosjen. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




