Ka ndodhur

Sherr mes të rinjsh në Korçë, plagoset me armë 23-vjeçari

Një i ri, 23 vjeç, është plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, ku shtetasi Th.Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin K.L., i cili u dërgua në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, teksa po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë