Ka ndodhur

Sherr mes të miturve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, dyshohet për një 13-vjeçar të lënduar

Gazeta Si – Një konflikt mes disa adoleshentëve, i cili dyshohet se ka ndodhur pas një ndeshjeje basketbolli, ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne pranë palltit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se në sherr janë përfshirë 5 persona, të gjithë të mitur, ku dyshohet se si pasojë e konfliktit, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i konfliktit dhe policia, e cila pritet të dalë me një njoftim zyrtar, ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi dy javë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një sherri pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë