Ka ndodhur

Sherr mes të miturve, një 14-vjeçar plagoset me sende të forta

Një sherr mes disa të miturve ka përfunduar me plagosjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa sipas policisë, i mituri ka shkuar në spital me plagë të shkaktuara nga sende të forta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë