Ka ndodhur

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 42-vjeçari qëllon me pushkë deti bashkëatdhetarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mes dy shqiptarëve në Greqi, nga e cila mbetën të dy të plagosur.

Raportohet se një 42 vjeçar ka qëlluar me pushkë deti një 35 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Nga ana tjetër edhe ky i fundit ka goditur 42-vjeçarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit. Pas përplasjes të dy u dërguan në spitalin e ishullit.

Ndërsa më pas ata u arrestuan nga Policia e Sigurimit, e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë