Gazeta Si – Një konflikt i çastiti mes kolegëve të OSHEE-së ka përfunduar me përdorimin e thikës, deri në plagosje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shtetasi me iniciale N. Zh. ka goditur me thikë, shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ku sipas policisë dyshohet se ka qenë i çastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




