Gazeta Si – Babë e bir janë arrestuar në flagrancë në Dimal, pasi gjatë një konflikti kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre.
Policia njofton se B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, arrestohen për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.