Ka ndodhur

Sherr mes dy të rinjve në Lezhë, plagoset 26-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur sot në Balldre të Lezhës, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia njofton se është plagosur me sende të forta 26-vjeçari J. P., pas konfliktit të çastit me 30-vjeçarin F. P.

“Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J. P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë