Ka ndodhur

Sherr mes dy të miturve në Pogradec, një prej tyre përfundon në spital

Gazeta Si – Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë