Ka ndodhur

Sherr mes dy personave në Korçë, goditet me sëpatë një 46-vjeçar

Dy persona janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Shtetasi me iniciale E.B. ka goditur me sëpatë 46-vjeçarin S.D.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13. Menjëherë pas ngjarjes, 46-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se i plagosuri ka marrë goditje në krah dhe në këmbë. Pas ngjarjes, autori është larguar, teksa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një femër.

Ndërkohë mësohet se autori dhe i plagosuri janë nga komuniteti egjiptian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë