Ka ndodhur

Sherr mes dy adoleshentëve, plagoset me thikë 16-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një sherr mes dy të rinjve për motive banale, ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës këtë të martë në lagjen nr.11, ku në sherr janë përfshirë një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Ky i fundit, ka mbetur i plagosur me thikë. Mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se vijon puna për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë