Ka ndodhur

Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë një 15-vjeçar!

Gazeta Si – Një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një 15-vjeçar në fshatin Sheqeras të Maliqit, ngjarje e ndodhur rreth mesditës së kësaj të pemteje.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Sipas burimeve paraprake, dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri-tjetrit.

Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.

I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë