Një i ri ka mbetur i plagosur në qafë me thikë pas një sherri me disa bashkëmoshatarë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole” në qytetin e Vlorës rreth orës 10:50 në lagjen “24 Maji” në një lokal.
Policia thotë se dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A.L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V., dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




