Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, ku dy të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A, kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R.
Ky i fundit ndodhet në spital, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




