Gazeta Si – Një sherr me thika ndodhi mbrëmjen e sotme në Borakë të Shijakut. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me ergjencë në spital.
I riu i plagosur, një 33-vjeçar, është thirrur nga kushëriri i tij që kishte një konflikt me fqinjin. Konflikti ka arritur deri në sulmin me thika, ku shtetasi Altin Farruku ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A.F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



