Ka ndodhur

Sherr me thika në një lokal në Lushnjë, plagosen 3 persona

Gazeta Si – Tre persona janë plagosur me thikë në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22:30 të dielën. Të plagosur janë babë e bir, B.T dhe K.T, si dhe D.M.

Sipas burimeve policore, të tre ishin duke pirë në të njëjtën tavolinë, pasi dy prej tyre ishin shokë.

Në lokal, që ishte i mbushur me persona, filluan debatet mes dy shokëve. Fillimisht u ngritën tonet e zërit, më pas pasuan goditjet me grushta, dhe në fund u përdorën thikat.

Dëshmitarët raportojnë se debati tre të plagosurit ndodheshin nën efektin e alkoolit. Gjatë sherrit, disa të pranishëm u përpoqën të ndërhynin për t’i ndarë personat në konflikt.

Pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe po merr në pyetje të plagosurit dhe të tjerët e pranishëm në lokal për të zbardhur ngjarjen.

Tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, njëri ka marrë plagë në qafë, ndërsa dy të tjerët kanë plagë sipërfaqësore në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë