Ka ndodhur

Sherr me thika në një lokal në Laprakë, të plagosur babë e bijë dhe dhëndri italian. Autori në kërkim

40 vjeçari Elton Mergjushi është autori i plagosjes me thikë së tre personave pas një sherri në një lokal në Laprakë mbrëmjen e sotme.

Për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe një shtetas italian. Ky i fundit është bashkëshorti i Roxhersës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori 40 vjeçar, i cili pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë