Një 28-vjeçar është vrarë me thikë dhe vëllai i tij është plagosur pas një sherri me disa persona të tjerë në Elbasan për motive të dobëta. Dy orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ai është Ardit Hida 24 vjeç.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës që i mori jetën 28-vjeçarit dhe plagosi vëllain e viktimës. Mësohet se Hida e ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe plagosjes. Shkak i vrasjes dyshohet se është bërë një sherr për ngacmimin e motrës së tij nga njëri prej vëllezërve që mbetën të dëmtuar
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në lagjen “Qemal Stafa”. Konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, Florenc Kovaçi, rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




