Gazeta Si – Një 15-vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, ka mbetur i vrarë me thikë, në një konflikt ku janë përfshirë me njëri tjetrin 4 nxënës të klasës së 9-të. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh në rrugë pranë ambienteve të shkollës.

Pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve, është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F.B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital dhe ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.
Pas ndjekjes nga policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në komisariat 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E.K., 15 vjeç, A.C., 14 vjeç, O.C., 14 vjeç dhe S.M., 15 vjeç, të cilët do të merren në pyetje nga agjentë e krimeve në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.
Mes tyreështë dhe M.L., i cili është kushëri i viktimës dhe që dysohet të jetë plagosur. Sipas burimeve paraprake, konflikti ka filluar 2 javë më parë tek një kënd lojrash në Gramsh për shkak të rrjeteve sociale, por nuk është mbyllur.
Këtë të martë, dy kushërinjëve i kanë dalë përpara 4 personat e tjerë dhe situata është agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




