Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 17-vjeçar me iniciale D.K., pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona.
Në një njoftim për mediat, policia tha se adoleshenti pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçari, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




