Ka ndodhur

Sherr me thika mes dy të rinjve në spitalin e Durrësit

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambientet e spitalit.

Në pranga ka rënë shtetasi E.N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë