Ka ndodhur

Sherr me thika mes dy të rinjve në Shijak, plagoset një 23-vjeçar

foto ilustruese per sherrin

Gazeta Si – Një 23-vjeçar ka përfunduar në spital në qytetin e Shijakut, pasi është plagosur me thikë pas një sherri banal me një të ri tjetër.

I plagosuri është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:00, në lagjen ”Popullore”, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis shtetasit B.K., 23 vjeç, dhe shtetasit R.M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R.M, ka plagosur me mjet prerës (thikë) 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapejen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë