Ka ndodhur

Sherr me thika mes disa të rinjve në Vlorë, tre të plagosur

Gazeta Si – Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në plagosjen e tre prej tyre mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Të plagosurit janë dëmtuar me thikë dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Policia ka mundur të arrestojë një 18-vjeçar si një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

“Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika)”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një person tjetër si i dyshuar i përfshirë. Ndërkohë vijon puna për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë