Ka ndodhur

Sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset një 15-vjeçar në Kukës

Gazeta Si – Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Kukës. Policia njofton se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.

I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, Kosovë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin e Policisë së Kukësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë