Ka ndodhur

Sherr me thika mes adoleshentëve, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt mes adoleshentëve për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë, ndërsa autorët janë arrestuar.

Sipas policisë, rreth orës 15:15 në “rrugën e Kavajës”, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit, K.K., 17 vjeç dhe M.T., 16 vjeç, kanë goditur me thikë A.B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy adoleshentët janë kapur dhe shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë