Ka ndodhur

Sherr me shkopa bejzbolli dhe të shtëna me armë te ‘Ali Demi’, 4 të rinj në kërkim

Gazeta Si – Një sherr masiv dhe i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e të martës në zonën “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 23:00, pesë persona janë konfliktuar brutalisht me njëri tjetrin duke përdorur sende të forta dhe shkopa bejsbolli. Sherri agravoi dhe njëri prej të përfshirëve në përplasje ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e konfliktit, 4 persona janë shpallur në kërkim, konkretisht F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç.

Ndërsa 26 vjeçari G.K., i cili kishte mbetur i lënduar, mori ndihmë mjekësore në spital dhe po hetohet nga policia pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë