Ka ndodhur

Sherr me sende të forta pranë një kompleksi në Farkë, plagoset djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi

Gazeta Si – Një sherr mes disa personave me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në një zonë rezidenciale me vila në Farkë të Tiranës.

Sipas policisë, është dëmtuar i riu Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, i cili është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Nuk dihet ende arsyeja e sherrit, por sipas burimeve, fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i mjetit së tyre, duke sulmuar adoleshentin.

Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit, duke e kërkuar, derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Dyshohet se një prej agresorëve, ka pasur edhe një armë zjarri në dorë, por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

Policia tha se po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë