Gazeta Si – Tre persona kanë mbetur të plagosur me sende të forta në vendin e quajtur “Agjencia” në qytetin e Përmetit.
Policia thotë se janë konfliktuar shtetasit K.N., 48 vjeç dhe J.N., 25 vjeç, me K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dëmtuar tre persona K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Sipas informacioneve të deritanishme është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit personi me inicialet Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim personi me inicialet J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




