Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.
Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë, që ishin turistë në zonë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta dhe sipas burimeve për mediat, janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




