Gazeta Si- Një sherr mes 7 personave ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht të Bulqizës.
Policia tha se sherri ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta kundrejt njëri-tjetrit, duke arrestuar në fund dy vëllezër, A.O., dhe P.O.
“Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë”, njofton policia.
Në lidhje me ngjarjen, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin me iniciale A.O., dhe 45-vjeçarin me iniciale P.O., për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. .
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.