Ka ndodhur

Sherr me rojën e sigurisë, polici qëllon me armë zjarri në tokë

Një punonjës policie është arrestuar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi u konfliktuan fizikisht me rojen e sigurisë së një qendre tregtare në Tiranë.

Të arrestuarit janë Drilon Toska 35 vjeç punonjës policie dhe në kërkim është shpallur Arbër Toska, 29 vjeç.

Sipas policisë, gjatë konfliktit fizik, dyshohet se punonjësi i policisë ka qëlluar me armë në tokë. Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Policia vijon hetimet për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë